Alternativat e sistemimit

Ju rekomandojmë 3 opsione të sistemimit hotelierik që gjenden më afër vendit të eventit.
Ju lutemi që të vini re se prenotimi në hotelet mund të bëhet vetëm nëpërmjet ueb faqeve të tyre ose duke
kontaktuar ata drejtpërsëdrejti, në vend se nëpërmjet të booking.com

Hoteli Izgrev Strugë
*****

I vendosur në bregun e Liqenit të Ohrit dhe me ofertën e pishinave të hapura dhe të mbyllura, Hoteli Izgrev Spa dhe Akua Par gjendet në Strugë. Është siguruar dhe Akua Parku falas, si dhe qasja falas në rrjetin WiFi. Është i disponueshëm edhe vendparkimi privat në kuadër të hotelit, i cili është poashtu falas.

Të gjitha dhomat janë me ajër të kondicionuar dhe në secilën nga ato ka nga një balkon dhe televizor me ekran të sheshtë (flat screen). Banjot private janë pajisur me vaskë ose kabinë dushi, si dhe tharëse flokësh. Mund të kënaqeni në pamjen nga liqeni nga dhoma juaj. Disa njësi kanë dhe oxhak, pishinë private dhe kasafortë.

Hoteli Makpetrol Strugë
****

Me rrjet WiFi dhe me shesh lojrash falas, Hoteli Makpetrol Strugë ofron sistemin në Strugë, që gjendet vetëm 12.9 km nga Ohri. Hoteli ka tarracë me diell dhe pamje nga liqeni, ndërsa pushuesit mund të shijojnë ushqime që shërbehen në restorantin. Ofrohet dhe vendparkim privat falas në kuadër të hotelit.

Dhomat kanë banjë private.

Aeroporti më i afërt është Aeroporti i Ohrit, i cili është distancuar 9.7 km nga Hoteli Makpetrol Strugë.

Hoteli Biser Strugë
***

Hoteli Biser gjendet në Strugë, 100 m nga Manastiri në Kalishtë dhe ka plazhin privat. Me një recepcion të hapur 24 orë, ky kapacitet mirëpret mysafirë në restorant dhe në terrenin e lojrave për fëmijë. Pushuesit mund ta shfrytëzojnë tarracën.

Mëngjes kontinental shërbehet çdo ditë në hapësirat e hotelit. Pushuesit kanë qasje në rrjetin WiFi falas, ose mund ta shfrytëzojnë hapësirën afariste.

Kisha Shën Gjergji gjendet 4.1 km larg nga hoteli, ndërsa Muzeu i Natyrës është në distancë nga 5 km.

Menu