Forumi Energjetik i Maqedonisë 2018 do të jetë podium për ndarjen dhe komunikimin e drejtpërdrejtë mbi trendet botërore të energjisë dhe ndikimin e tyre në Maqedoni dhe Ballkan. Forumi interpretohet si një mbledhje kompetente e ekspertëve eminent, shkencëtarëve, biznesmenëve dhe zyrtarëve të lartë në Qeveri, të cilët do të mund t’i prezantojnë gjetjet, sugjerimet, vizionet e veta dhe politikat e stabilitetit energjetik dhe strategjitë për zhvillim energjetik. Në Forum do të diskutohen burimet tradicionale, si dhe burimet e reja energjetike, projektet e gazifikimit dhe shfrytëzimit maksimal të burimeve të energjisë së rinovueshme, si dhe reflektimet rreth trendeve botërore në energji, të cilat priten në vitet e ardhshme.

Një kontribut i rëndësishëm në diskutim do të bëhet me lidhjen interaktive me vizitorët e pranishëm në Forum, nga të cilët do të parashtrohen pyetje dhe dilema në lidhje me temat e numëruara, dhe të cilat do t’u parashtrohen për reflektim dhe përgjigje panelistëve.

Idea e Forumit është që të inkurajohet një dialog i rregullt formal në tema të ndryshme që i përket energjisë, të kontribuohet për qartësimin e interesave të investitorëve në energji në rajon, dhe të ofrohen zgjidhje alternative në kuptimin e qëndrimeve energjetike gjeostrategjike.

Forumi Energjetik i Maqedonisë do të mbahet sivjet për herë të parë, si pjesë e Strategjisë së Republikës së Maqedonisë për organizim të eventeve dhe konferencave ndërkombëtare, të cilat janë pjesë thelbësore e procesit të evropizimit të shoqërisë.

Është ky viti i sfidave të reja, të cilat sfida nuk do ta shmangin sektorin energjetik. Le të shpresojmë se Forumi Energjetik i Maqedonisë do të rritet në një traditë, dhe i cili do të kontribuojë për vendosjen e stabilitetit energjetik në këtë rajon, si dhe do të inkurajojë valën e investimeve të reja.

https://mef.mk/about-the-forum/