Për Forumin 2019

  1. Home
  2. Për Forumin 2019

Konferenca “Forumi Maqedonas i Energjisë” po organizohet për herë të dytë, pas edicionit të saj mbresëlënës të parë në vitin 2018. Forumi është një iniciativë e ADM ESM – Energjia Elektrike SH.A. e Maqedonisë Veriore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore, Ambasada Amerikane në Shkup dhe Institutin ZIP dhe do të mbahet më 15-17 maj 2019, në Strugë, Republika e Maqedonisë Veriore. Këtë vit Forumi Maqedonas i Energjisë është i organizuar rreth temave të tranzicionit global të energjisë, burimeve të reja të energjisë, efikasitetit energjetik dhe sfidat e rajonit të Evropës Juglindore drejt tendencave globale. Forumi Maqedonas i Energjisë në vitin 2018 filloi si një iniciativë, qëllimi i së cilës ishte të inkurajonte një dialog të rregullt formal mbi tema të ndryshme energjetike, të kontribuonte në sqarimin e interesave të investitorëve të energjisë në rajon dhe të ofrojnë zgjidhje alternative në aspektin e pozicioneve gjeo-strategjike të energjisë.

Në vitin 2019, ne shkojmë më thellë në sfidën me të cilën ballafaqohet rajoni kur bashkohet me tendencat e energjisë në botë, rolin e teknologjive të reja në përmirësimin e procesit të prodhimit të energjisë elektrike, përgjegjësinë ndaj mjedisit, si dhe investimet në efiçiencën e energjisë si një nga mënyrat kryesore për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike në të ardhmen. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj angazhimeve të bëra vitin e kaluar që organizimi i Forumit Maqedonas të Energjisë është në frymën e strategjisë së Republikës së Maqedonisë Veriore për të organizuar ngjarje dhe konferenca ndërkombëtare dhe për të inkurajuar dialogun si pjesë thelbësore të procesit të evropianizimit e shoqërisë. Ne duam të sigurohemi që rezultatet e forumit tonë në formën e konkluzioneve, propozimeve dhe rekomandimeve janë transferuar tek publiku dhe të gjithë aktorët përkatës, kompetentë dhe të interesuar në fushën e energjisë.

Menu