Sani Demiri

Anëtar i Bordit, ZIP Institute, Profesor në Universitetin “Nënë Tereza”, Shkup

Profesor dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Teknologjike në Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup, Anëtar i Bordit Këshillues I ZIP, themelues dhe Kryetar i Analytica deri në vitin 2013.

Hristina Spasevska

Profesore në Fakultetin e Elektro-Inxhinierisë dhe Teknologjive Informatike

Hristina Spasevska është profesore e rregullt në Fakultetin e Elektro-Inxhinierisë dhe Teknologjive Informatike në Shkup dhe Udhëheqëse e Institutit të Matematikës dhe Fizikës. Ajo ka specializim në fushën e materialeve dhe teknologjive të reja të burimeve të energjive të rinovueshme dhe efikasitetit energjetik, inovacionit dhe transferrit të teknologjive.

Hristina Spasevska është Kryetare e Shoqatës së Shoqërive Inxhinierike – Instituti i Inxhinierisë së Maqedonisë, Drejtore e Qendrës së Teknologjive Diellore – SOLTEC, anëtare e Kongresit Botëror të Energjisë së Rinovueshme, Kryetare e Këshillit Metrologjik pranë Byrosë Kombëtare të Metrologjisë, anëtare e Bordit Drejtues të Dhomës së Arkitektëve të Certifikuar dhe Inxhinierëve të Certifikuar, anëtare kombëtare e Komitetit Programik të Horizon 2020 dhe bashkëpunëtore e Programit TRIL të Qendrës Ndërkombëtare të Fizikës Teoretike në Trieste.

Në dhjetë vitet e fundit ajo është koordinatore ose pjesëmarrëse në më se 15 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkimit dhe zhvillimit në programet FP7, EUREKA, Horizon 2020, IPA dhe COST Programmes, të gjitha këto projekte të financuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, Banka Botërore, Iniciativa Qëndrore Evropiane dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë. Ajo është bashkë-autore e mbi 50 punimeve shkencore.

Hristina Spasevska është anëtare e Komitetit Shkencor të 5 konferencave ndërkombëtare, Kryetare e Konferencës Ndërkombëtare “Gratë në energjetikë”, anëtare e Bordit Redaktues të revistës për elektro-inxhinieri dhe teknologji të informacionit – JEEIT dhe revistës së inxhinierisë dhe teknologjisë “Engineering”.

Ajo është mentore e mbi 20 tezave të magjistraturës dhe doktoratës në fushën e burimeve të energjive të rinovueshme dhe efikasitetit energjetik, dhe ligjeruese e ftuar në Fakultetin e Elektro-Inxhinierisë në Lubjanë, si autore e 5 librave.

Viktor Andonov

Sekretar i Përgjithshëm, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë

Viktor Andonov ka lindur më 12 qershor 1981 në Shtip. Ai është anëtar i KEAM që nga viti 2004, si pjesë e Departamentit të të Rinjve. Në periudhën 2007 – 2010, ai ishte Kryetar i të Rinjve të KEAM. Në këtë periudhë ai ishte përfshirë aktivisht në shumë projekte të organizuara nga KEAM, në mesin e të cilave janë: Autobusi NATO Ballkanik, Java e NATO, Seminari Ndërkombëtar i Strugës, Rrjeti i Liderëve të Rinj, NATO Flagship Event, etj. Ai ka qenë Koordinator i Projektit “Forumi Rinor i Sigurisë” 2007, Strugë“, i organizuar me mbështetjen e Departamentit të NATO për Diplomaci Publike (NATO PDD) në kuadër të “Forumit të Sigurisë të Këshillit Euro-Atlantik NATO për Partnerit, Ohër”. Në nivelin ndërkombëtar, ai ka marrë pjesë në ”Samitin Atlantik Rinor në Bukuresht, 2008”, në kuadër të Samitit të NATO në Bukrusesht, si kryesues i delegacionit, në dy asamble të pëgjithshme të ATA në Athinë në 2006 dhe në Otavë në 2007, dhe në disa konferenca rajonale, siç janë “Stuhia e ideve tek të rinjtë në lidhje me sigurinë e Ballkanit Perëndimor – Budapest, 2007”, “NATO dhe Evropa Jug-Lindore” në Sipan, Kroaci në 2007 dhe 2008”, “Ndërtimi i shoqërisë më të fuqishme civile në BeH – Sarajevë 2007”, “BeH dhe integrimi euroatlantik – Banja Lluka” 2008.

Në vitin 2016, ai ishte pjesë e organizimit të konferencës shkencore ndërkombëtare “SEECURE 2016” ku ka organizuar dhe moderuar një diskutim panel me temë “Siguria energjetike, siguria e rajonit”.

Në periudhën nga 2006 deri në 2016, ai ishte i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, Departamentin e Energjetikës, ku ishte përfshirë në investimin e projekteve energjetike dhe planifikimit strategjik në energjetikë. Si pjesë e aktiviteteve të tij, ai ka marr pjesë në shumë evente dhe konferenca ndërkombëtare në fushën e politikave energjetike dhe planifikimit energjetik. Në vitin 2014, me ftesë të Akademisë Ushtarake – Gjenerali Mihajllo Apostollski – Shkup, në kuadër të shkollës së sigurisë, ai mori pjesë si ligjerues në temën e sigurisë energjetike. Në vitin 2015, me ftesë të Qendrës së Përbashkët të Hulumtimeve të Komisionit Evropian dhe të Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike, ai mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Skenaret energjetike për Evropën Jug-Lindore”.

Nga qershori 2014 година, z. Viktor Andonov është pjesë e kryesisë dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë. Në 2016 dhe 2017, ai mori pjesë në Forumin Rajonal të Sigurisë 2BS – Të qenit i sigurt, organizuar nga Këshilli Atlantik të Mali të Zi.

Verica Uzunova

Kryetare e Bordit Mbikëqyrës të AD ELEM

Verica Uzunova mori titullin Magjistre në teknologjitë e komunikimit dhe informacionit në Fakultetin e Teknologjive Elektroteknike dhe të Informacionit në Shkup, R. e Maqedonisë. Znj. Uzunova mori diplomën universitare në Departamentin e Elektronikës dhe Telekomunikimeve në fakultetin e përmendur më herët. Znj. Uzunova ka përvojë disavjeçare në fushën e gazifikimit, sidomos me vendosjen e rrjetit të parë virtual për gazifikim në Republikën e Maqedonisë. Si inxhiniere kryesore gjatë ndërtimit të rrjetit të gazifikimit në qytetin e Strumicës, znj. Uzunova grumbulloi përvojë të stërmadhe në problematikën e përgjithshme të sistemit juridik dhe procedurave në lidhje me gazifikimin në zonat urbane. Nga gushti i vitit të kaluar (2017) znj. Uzunova është Kryetare e Bordit Mbikëqyrës të SHA Elektrocentralet e Maqedonisë.

Sonja Risteska

Oficere Projekti për EJL, Agora Energiewende

Sonja Risteska është Oficere Projekti për Evropën Jug-Lindore në Agora Energiewende në Berlin, Gjermani dhe punon në dy projekte me titull Dialogu i tranzicionit energjetik i Evropës Jug-Lindore dhe Dialogu i tranzicionit energjetik i Ballkanit Perëndimor (WeBET Dialogue). Përpara se t’i bashkëngjitej Agora në vitin 2018, ajo ishte Koordinatore e Kërkimit dhe Menaxhmentit në Analytica think tank nga Shkupi, Maqedonia. Ajo ka përvojën relevante të punës dhe ka zbatuar analizë të thellë të shumë çështjeve urgjente energjetike dhe ekologjike në Maqedoni dhe në rajonin e Evropës Jug-Lindore. Sonja Risteska është autore, bashkë-autore dhe ka dhënë kontributin e vet për më se 30 punime politike, studime, etj. me tema nga energjetika dhe mjedisi jetësor. Ajo ka diplomuar në shkencat politike dhe është magjistre e studimeve evropiane.

Menu