Koço Angjushev

Zëvendës Kryeministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar me detyrën e çështjeve ekonomike.

D-r Koço Angjushev u zgjodh Zëvendës Kryeministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar me detyrën e çështjeve ekonomike më 2 qershor 2017.

Ka lindur më 20.06.1969 në Veles, Republika e Maqedonisë, ku përfundon arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1992 diplomon në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, para kohe, duke qenë studenti më i mirë i gjeneratës, me notë mesatare nga 9.36/10 dhe pastaj fillon punën si asistent pranë po të njëjtit fakultet. Në vitin 1995 përfundon studimet e magjistratës dhe fiton titullin Magjistër pranë Institutit të Mekanikës.

Nga viti 1996, ai është hulumtues shkencor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Aachen, Gjermani, ku përgatit disertacionin e doktoratës së vet me titull “Ndikimi i vibracioneve në makinerinë e ngritësve dhe pendave mbi veçoritë e tyre kinematike”. Në vitin 1998 ai përfundon studimet e doktoratës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në fushën e mekanikës dhe dinamikës së makinave.

Pas kryerjes me sukses të doktoratës në vitin 1998, ai zgjedhet si docent, e më vonë edhe profesor i rregullt i inxhinierisë mekanie në Shkup.

Nga viti 1999, përvojën e vet si ligjerues e zgjeron madje deri në Loughborough (Llagborou), Mbretëria e Bashkuar, si profesor vizitues, në fushën e dinamikës së makinave, në Fakultetin lokal të Inxhinierisë Mekanike.

Në periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2002, d-r Angjushev merr funksionin e ndihmës Drejtorit të Përgjithshëm për Prodhimtari dhe Menaxhim të Kompanisë së Elektrodistribuimit të Maqedonisë, ku merr përgjegjësinë e prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike, mirëmbajtjen e investimeve të elektrocentraleve dhe minierave për zbatim të projekteve të modernizimit dhe riparimit.

Në vitin 2003 d-r Angjushev themelon dhe bëhet Drejtor Ekzekutiv i Fero Invest DOO Group, e përbërë nga kompani që veprojnë kryesisht në fushën e inxhinierisë, prodhimtarisë dhe energjisë.

Në periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2017, d-r Angjujshev është anëtar aktiv, e më vonë edhe nënkryetar i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë. Në vitin 2013 zgjedhet si kryetar i Asociacionit Energjetik të Maqedonisë, i cili është anëtarë i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë.

Kreshnik Bekteshi

Ministër i Ekonomisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë

PËRVOJA E PUNËS

1 korrik 2016 – 31 dhjetor 2016 – Udhëheqës i Zyrës Ndërkombëtare të Agjencisë së Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit të Republikës së Maqedonisë në Bern (Zvicër) ▪ Organizimi i eventeve në lidhje me tregtinë, Evente B2B, B2G, forume biznesi ▪ Joshja e investimeve të huaja direkte nga Zvicra ▪ Promovimi i bizneseve të Republikës së Maqedonisë në Zvicër ▪ Bashkëpunimi me Dhomën Ekonomike të Zvicrës

1 korrik 2011 – 30 qershor 2016 – Udhëheqës i Zyrës Ndërkombëtare të Agjencisë së Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit të Republikës së Maqedonisë në Bruksel (Belgjikë) www.investinmacedonia.com ▪ Promivimi i ambientit afarist të Maqedonisë në Belgjikë ▪ Joshja e investimeve të huaja direkte nga Belgjika ▪ Lehtësimi për kompanitë belge dhe maqedonase për të bërë biznes së bashku ▪ Hulumtimi i tregut të Belgjikës ▪ Organizimi i takimeve B2B dhe B2G, forume biznesi, seminare ▪ Përfaqësimi i Maqedonisë në seminare dhe konferenca në lidhje me tregtinë dhe investimet ▪ Raportimi nëpërmjet sistemit CRM

ARSIMI DHE TRAJNIMET

Tetor 2009 – janar 2012, Magjistër i Menaxhmentit dhe Strategjisë (Menaxhimi i logjistikës dhe vargut të furnizimeve), Universiteti i Sheffield ▪ Përfundoi studimet me merita ▪ Formulimi i strategjisë ▪ Menaxhimi i proceseve strategjike ▪ Menaxhimi strategjik i njerëzve

▪ Kontabiliteti dhe financat për menaxherë ▪ Menaxhimi i distribuimit dhe transportit ▪ Menaxhimi i logjistrikës dhe vargut të furnizimeve ▪ Dsertacioni – SHFAQJA LOGJISTIKE SI TREGUES I JOSHJES SË INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE NË MAQEDONI: STUDIM DELPHI

Shtator 2004 – maj 2008 – I diplomuar në studimet e artit të aplikuar dhe shkencës (Menaxhmenti dhe administrimit të biznesit) INSTITUTI I TEKNOLOGJISË I ROCHESTER ▪ Procesi i menaxhimit ▪ Marketingu ▪ Zhvillimi i projekteve të reja ▪ Franshiza ▪ Statistika ▪ Makroekonomia ▪ Politikat publike ▪ Kontabiliteti për menaxherë ▪ Komunikimi në biznes ▪ Organizimi dhe menaxhmenti ▪ Planifikimi ▪ Forcat dhe trendet botërore ▪ Pjesëmarrje në ekipe projekti në kuadër të Universitetit, të cilat më vonë janë shfrytëzuesr si projekte konsultimi me shumë institucione dhe organizata ▪ Ka marrë pjesë në forume dhe debate në lidhje me tema të ofruara nga më të ndryshmet

Shtator 2004 – maj 2006, Ka fituar shkallë në arsim të lartë për arte të aplikuara dhe shkencë (Sipërmarrësia dhe zhvillimi i biznesit) INSTITUTI I TEKNOLIGJISË I ROCHESTER

4 nëntor 2013 – 8 nëntor 2013 – Promovimi i eksportit në BE për atashe komerciale dhe diplomatë ekonomik, Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës, Hag (Holandë) ▪ Teknikat e promovimit të eksportit ▪ Hulumtimi i tregut ▪ Prezantimi në tregje të specializuara

16 dhjetor 2014 – 17 dhjetor 2014, FDI Attraction Conway Events, Shkup (Republika e Maqedonisë) ▪ Teknikat e joshjes së investimeve të huaja direkte

23 maj 2008 – Certifikatë mbi zhvillimin e menaxhmentit nga Kolegji i Shkencës së Aplikuar dhe Teknologjisë

Mitko Andreevski

Këshilltar për Energjetikë në Kabinetin e Kryeministrit

Dragan Minovski

Kryetar i Bordit Drejtues, SHA Elektrocentralet e Maqedonisë

Dosja akademike:

2009: Ka doktoruar në Universitetin e Sllovakisë për Teknologji, Fakulteti i Bratisllavës për Teknologji Elektroteknike dhe të Informacionit, Bratisllavë, Republika e Sllovakisë

Kariera profesionale:

2018: Drejtor i Përgjithshëm, Kryetar i Bordit Drejtues, ELEM

2015: Profesor Inordiner, Universiteti Goce Dellçev, Shtip, Fakulteti Elektroteknik

2011-2015: Docent, Universiteti Goce Dellçev, Shtip, Fakulteti Elektroteknik

2015 – 2017: Drejtor Komercial, Te-To AD

2010 – 2015: Analist Kryesor i Shitjes së Energjisë Elektrike, Energjisë së Ngrohjes dhe Gazit Natyror, Te-To AD

2009- 2010: Inxhinier Projekti, Te-To AD

2004-2005: Bashkëpunëtor i Lartë, Minstria e Ekonomisë

Nate Blair

DREJTOR I QENDRËS PËR ANALIZA STRATEGJIKE TË ENERGJISË PRANË LABORATORIT KOMBËTAR PËR ENERGJI TË RINOVUESHME

Steven Burns

Udhëheqës i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Byroja për Evropë dhe Euroazi, USAID

Burns është Udhëheqës i Energjetikës dhe Infrastrukturës në Byronë për Evropë dhe Euroazi të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Portofoli i tij ngërthen Evropën Juglindore dhe Rajonin e Detit të Zi, ku është aktiv në promovimin e reformave në sektorin e energjetikës dhe në zhvillimin e tregut, si dhe planifikimin e sektorit energjetik. Ka përvojë mbi 20-vjeçare në industrinë e energjisë elektrike, me specializim në zhvillimin e kapitalit; kontratat komerciale në sektorin e energjisë elektrike dhe parahulumtimi teknik; dhe strategjitë e efikasitetit energjetik dhe energjisë së qëndrueshme. Përpara se të punësohej në USAID, z. Burns ishte përfshirë në përmasa të mëdha në zhvillimin e disa projekteve energjetike, duke përfshirë këtu edhe disa angazhime në fushën e gazit natyror, erërave, energjisë fotovoltaike dhe biomasës. Ai ka punuar në këshillimin e kompanive botërore të energjisë elektrike në fushën e kombinimit të resurseve për gjenerim të përpjekjeve të planifikuara dhe ishte aktiv në zhvillimin e projekteve fotovoltaike në nivel të kompanive. Si inxhinier i licencuar profesionist, z. Burns ka përvojë 15-vjeçare në efikasitetin komercial dhe industrial në shkolla, spitale, reparte prodhimi, në metalurgji dhe xehëtari, si dhe në industritë e produkteve ushqimore dhe pijeve.

Karolina Cegir (Çegir)

Përfaqësuese e Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike në Vjenë

Karolina Cegir punon në Sekretariatin e Bashkësisë Energjetike në Vjenë që nga viti 2007. Sekretariati është institucion ndërkombëtar, i themeluar konform Traktatës së Bashkësisë Energjetike, për ta monitoruar implementimin e saj, dhe nga ana tjetër, për t’i mbështetur palët kontraktuese të Bashkësisë Energjetike në përpjekjet e tyre për implementimin e legjislacionit të BE-së (EU acquis), ashtu siç obligon Traktata. Fokusi kryesor i punës së saj bie në gazin natyror, ndërsa detyrat e saja plotësuese lidhen me energjinë e rinovueshme në sektorin e transportit.  Fushëveprimi i punës së saj përfshin komunikime të rregullta me institucionet e BE-së, siç është Grupi Koordinativ i Gazit, Rrjeti Evropian i Sistemeve të Transmetimit të Gazit (ENTSOG), Infrastruktura e Gazit në Evropë (GIE) dhe Aksioni i Koordinuar për Direktivën mbi Burimet e Energjive të Rinovueshme (CA-RES).

Karolina ka diplomuar në Universitetin e Zagrebit për inxhinieri të naftës, dhe është magjistre e energjive të rinovueshme në Universitetin Teknik në Vjenë.

Sotirios Nikas

Drejtor Ekzekutiv i DESFA

Sotirios Nikas është Kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe Drektor Ekzekutiv i Operatorit Grek të Sistemit të Transmetimit të Gazit (DESFA). Ai ka diplomuar në Universitetin Aristotel në Selanik, dhe ka marrë diplomën për inxhinieri gjeomatike (inx. dipl) si dhe ka demonstruar një përvojë punë mbi 25-vjeçare në industrinë e naftës dhe gazit anembanë botës. Që prej vitit 2012 e deri më sot, ai është Menaxheri Projekti në projektet EPC, në Universal Pegasus International, me specializim në tubacione dhe naftë; në repartet që kanë të bëjnë me gazin për kompani më të mëdha (Interpipeline, Plains Midstream, Gibsons Energy, итн.) në Calgary (Alberta), Kanadë.

Nga viti 1989 e deri në vitin 2012, ai ka punuar si Menaxher Projekti në DEPA (Korporacion Publik i Gazit) dhe në DESFA, në pjesën e disenjimit dhe ndërtimit të Sistemit Kombëtar për Transmetimin e Gazit Natyror, ndërsa ka dhe përvojë të madhe si ekspert i pavarur në fushën e inxhinierisë civile dhe gjeomatike. Z. Nikas është anëtar edhe i Dhomës Teknike të Greqisë (TEE), si dhe i Shoqatës së Inxhinierëve Profesionist të Albertas (APEGA).

Gjuha e tij amë është greqishtja, ndërsa flet rrjedhshëm anglishten, si dhe flet gjermanishtën.

Juan Jose Fornaso

Nënkrytear i shitjeve në Evropë dhe në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura pranë Galileo Technologies S.A.

Pranvera Dobruna Kryeziu

Bordi i Drejtorëve, Korporatën Energjetike të Kosovës

“Z-nj. Pranvera Dobruna Kryeziu është eksperte e dalluar e energjetikës, duke punuar si Drejtore Ekzekutive në Kompaninë e Elektrodistribuimit të Kosovës (KEK) në periudhën 2006-2007, si këshilltare e Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të Energjetikës dhe Xehëtarisë, në periudhën 2004-2006, dhe ka vendosur Autoritetin e parë Rregullator të Kosovës në vitin 2004. Znj. Dobruna Kryeziu përfaqësonte Kosovën në procesin negociator në lidhje me Traktatën e cila themeloi Bashkësinë Energjetike në EJL, që u mbajt në Bruksel në periudhën 2002-2005. Për momentin, ajo është Këshilltare e Politikës së Jashtme Energjetike e Kryeministrit të Kosovës, dhe është bartëse e funksionit zëvendës Kryetare e Komitetit Kombëtar të Kosovës CIGRE (Këshilli Ndërkombëtar i Sistemeve të Mëdha të Energjetikës), edhe poashtu përfaqëson Kosovën në CIGRE për Evropën Juglindore (SEERC). Veç kësaj, znj. Dobruna Kryeziu ka qenë edhe negociatore për Kosovën në Sekretariatin e Bashkësisë Energjetike, në pjesën e zgjidhjes së një kontesti, duke shfrytëzuar mekanizmin e lehtësimt. Veç angazhimeve të saja aktuale, znj. Dobruna Kryeziu i është përkushtuar edukimit të gjeneratave të ardhshme të Kosovës, mbajtjes së ligjeratave për politikë energjetike, magazinimin e energjisë elektrike dhe pompave gjeotermale dhe të ngrohjes në Kolegjin UBT në Prishtinë, Kosovë.

Përvoja e saj e stërmadhe në industrinë e energjetikës, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në njohuritë e thelluara të politikës energjetike kombëtare dhe rajonale, i ka mundësuar asaj një bashkëveprim të gjerë me homologët e saj nga Ballkani, Evropa dhe SHBA. Ajo vazhdon angazhimin e saj si konsulente e energjetikës për më shumë kompani dhe veprues, duke përfshirë këtu dhe avancimin e zhvillimit të energjive të rinovueshme në Kosovë, dhe mbajtjen e ligjeratave në shumë institucione të arsimit të lartë në Kosovë.”

Cornel Zeveleanu

Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Naftës dhe Gazit, Ministria e Energjetikës, Rumani

Natasha Markovska

Studiuese e Lartë, Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve

Natasha Markovska mban titullin e doktoratës nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike në Shkup, me tezë disertacioni në fushën e teknologjive të energjisë diellore. Për momentin ajo është studieuese e lartë dhe profesore në Qendrën e Kërkimeve për Energjetikë dhe Zhvillim të Qëndrueshëm pranë Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (QKEZHQ-AMSHA), si dhe pikë kontakti kombëtar për Palenin Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike (IPCC), anëtare e Komitetit Ndërkombëtar për Shkencë të Konferencave për Zhvillim të Qëndrueshëm të Energjisë së Ujërave dhe Sistemeve Ekologjike (SDEWES Conferences), si dhe kryetare e Komitetit Kombëtar për Ndryshime Klimatike. Ajo ka marrë pjesë në 78 projekte ndërkombëtare dhe kombëtare në lidhje me zbutjen e ndryshimeve klimatike, burimet e energjive të rinovueshme dhe efikasitetin energjetik dhe planifikimin strategjik energjetik, për klientë në mesin e të cilëve janë dhe UNDP, USAID, Banka Botërore, Komisioni Evropian, GIZ, qeveria e Maqedonisë, e Gjeorgjisë, etj. Në këto lëme, d-r Markovska është bashkë-autore e 142 punimeve të publikuara (33 publikime SCI/CC). Që nga viti 2015, ajo është anëtare e Bordit Redaktues të një reviste ndërkombëtare për energjetikë (Elsevier). Ajo ka punuar si Redaktore në Komunikatën e dytë në kuadër të UNFCCC, si dhe si Redaktore vizituese e 12 edicioneve të posaçme të revistave ndërkombëtare (6 edicione për energjetikë dhe 3 edicione për energji të rinovueshme dhe të qëndrueshme), të kushtuara konferencave të SDEWES.

Marek Kubic

Analist tregu, AES Energy

Marek udhëheq ekipin e zgjidhjeve për klientët në Fluence për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, dhe është përgjegjës për vëzhgimin e zhvillimit dhe koordinimit të shitjes së energjisë së magazinuar dhe për propozim-projektet në Mbretërinë e Bashkuar, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Ka përvojë pothuajse nga një dekadë në energjetikën dhe qëndrueshmërinë, duke përfshirë këtu edhe rolin e rëndësishëm në zhvillimin e koleksionit të magazinimit komercial në bateri. Marek është folës i TEDx dhe ka marrë titullën e nderit nga Forbs 30 under 30; që paraqet listën e cila njeh sipërmarrësit më të rëndësishëm të rinj, liderë kreativë dhe yjet më ndriçuese, secili në industrinë e vet. Ai ka magjistruar në inxhinieri në Universitetin e Durham, dhe ka fituar doktoratën në Universitetin e Reading.

Haki ABAZI

Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Demokraci në Rritje në Washington DC

Z. Haki Abazi është Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Demokraci në Rritje në Washington DC, me fokus në qasjen në energji, refugjatët dhe migrantët në sistemet e zgjedhjeve në vendet e tranzicionit. Përpara se të punësohej në IDRr, ai ka përvojë mbi 10-vjeçare si Drejtor i Programit për Ballkanin Perëndimor të Programit të Fondacionit të Vëllezërve Rokfeler; z. Abazi poashtu ka qenë dhe Drejtor i Zyrës së Kosovës të Institutit për Menaxhim të Lindjes dhe Veriut, ku ka zhvilluar dhe zbatuar një spektër të gjerë programesh që adresojnë çështjet kritike në Kosovë në periudhën e tranzicionit. Z. Abazi ka përvojë mbi 20 vjeçare në disenjimin dhe menaxhimin e programeve zhvillimore për mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm, me pjesëmarrje civile në proceset e vendimmarrjes, ka disenjuar strategji dhe udhëzime për qeveri dhe organizata civile në më shumë vende, në mesin e të cilave dhe Kosova, Serbia, Mali i Zi, Afganistani, Libani, Libia, Pakistani dhe Indonezia. Ka njohuri të thella dhe përvojë me komunitetin civil dhe gjeopolitikën e Rajonit të Ballkanit. Ka diplomuar për shkenca kompjuterike – elektro-inxhinieri dhe menaxhmet.

Atanasko Tuneski

Profesor i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Atanasko Tuneski, në moshë 53-vjeç, është profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, pranë Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup, Maqedoni, që nga viti 1997. Ai është Udhëheqës i Institutit për Inxhinieri Hidraulik dhe Automatizim që nga shtatori 2016. Ai morri titullin e doktoratës për shkenca teknike (fusha e automatikës) në maj 1997, nën vëzhgimin e akademik profesiorit d-r Miomir Vukobratoviç nga Serbia. Atanasko Tuneski është specialist i sistemeve energjetike, sistemeve të kontrollit automatik, sistemeve SCADA dhe PLC, kontrollit kompjuterik. Ai ka qenë Koordinator i Projektit për 2 projekte të përbashkëta evropiane TEMPUS (DEREC dhe DEREL), të cilët kanë patur për qëllim zhvillimin dhe vendosjen e dy studimeve për inxhinieri cikli dhe ekologjike në Universitetin “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe në projektin e NATO për shkencë dhe paqe, MIRVAX (Monitorimi dhe përmirësimi i ujërave të Vardarit/Ujëndarësja boshtore). Atanasko Tuneski ka qenë Drejtor i Përgjithshëm në AD MEPSO (Operatori Maqedonas i Sistemit Elektro-Përçues) nga tetori 2006 deri në shtator 2007, ku ka qenë i përfshirë në aktivitetet e sektorit energjetik të Maqedonisë, me qëllim sigurimi i furnizimit stabil me energji elektrike për konsumatorët, për afat të gjatë kohor. A është anëtar i ekipit që punoi në Ligjin e ri të Energjetikës së Maqedonisë nga fundi i vitit 2017, si dhe gjatë vitit 2018.

Trajçe Çerepnallkovski

Drejtor Ekzekutiv i Neotel

Çerepnallkovski ka akumuluar përvojë mbi 27-vjeçare në energjinë elektrike dhe 11 vjet në sektorin e telekomunikimeve. Gjatë karierës së tij, ai ka menaxhuar me sukses shumë projekte të energjisë elektrike, të cilët kanë përfshirë gjenerimi, distribuimin, e sidomos transmetimin e energjisë elektrike dhe zbatimin e teknologjisë moderne, sidomos TIK në sektorin e energjetikës. Ai ka përvojë mbi 10-vjeçare në projekte infrastrukturore në sektorin energjetik, duke përfshirë këtu linjat e transmetimit, elektrocentralet (CHP, hidro-gjenerimi, etj.)Žsepse, që nga viti 1996, ai ka qenë Koordinator, për t’u bërë më vonë dhe Drejtor i Repartit për Zhvillim dhe Investime të ESM (kompania e elektro-transmetimit e Republikës së Maqedonisë), dhe ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e ciklit të zhvillimit të projekteve infrastrukturore për gjenerim dhe transmetim, duke filluar me studimin paraprak të zbatueshmërisë e deri në disenjin dhe ndërtimin e plotë. Shumë nga projektet janë implementuar me mbështetjen financiare të institucioneve financiare ndërkombëtare, siç është Banka Botërore, EBOR dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Goran Paunov

Pronar dhe Drejtor i Përgjithshëm i KMG EOL Kvazar DOOEL

I lindur në Koçanë në vitin 1972, Republika e Maqeodnisë. Ka diplomuar në vitin 1997 në Universitetin “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin e Elektro-Inxhinieriës. Ka magjistruar në vitin 2013 në po të njëjtin Universitet me tezën e magjistraturës “Mbindërtimi i impiantit fotovoltaik Mavis-Shtip 250KW” me sistem тë optimizuar të erërave për gjenerim dhe analizë të impiantit hibrid të erës-fotovoltaik, me rrjet”. Në vitin 2007 ai themeloi kompaninë KMG EOL Kvazar, e cila është në mesin e kompanive më të suksesshme në fushën e energjisë së rinovueshme, e sidomos në disenjimin dhe vendosjen e impianteve PV. Është pronar dhe Drejtor i Përgjithshëm i po të njëjtës kompani për momentin. Është dhe bashkë-themelues dhe bashkë-pronar i kompanisë PIKCELL GROUP, e cila është kompania e parë prodhuese e moduleve PV në Republikën e Maqedonisë.

Sllave Ivanovski

Pronar i Mega Sollar

Sllave Ivanovski (Shkup, 1958) është një nga ekspertët prijës në fushën e Ligjit të Energjetikës dhe sistemit ligjor të veprimtarive energjetike në Republikën e Maqedonisë. Deri në vitin 2001, ai ka mbajtur pozita udhëheqëse në Ministrinë e Ekonomisë, e pastaj punon dhe si këshilltar i pavarur juridik në disa projekte ndërkombëtare në fushën e mjedisit jetësor, shërbimeve publike dhe energjetikës në Republikën e Maqedonisë.

Në periudhën nga viti 2003 deri në vitin 2009, ai është Kryetar i Komisionit Rregullator Energjetik i Republikës së Maqedonisë. Në 2007 dhe 2008 ai ka qenë Kryetar i Bordit të Rregullatorëve të Bashkësisë Energjetike (ECRB). Gjithashtu, në atë periudhë, ai është anëtarë i Presidiumit të Asociacioneve Rajonale të Rregullatorëve Energjetik (ERRA).

Në vitin 2009 ai ka punuar në disa projekte që kanë të bëjnë me hartimin e kornizës kombëtare juridike dhe rregullatore në energjetikë, në harmoni me kërkesat e legjislacionit të BE, si dhe projekte tjera institucionale dhe zhvillimore në fushën e energjetikës në vend dhe jashtë vendit.

Nga nëntori 2017, ai është pjesë e ekipit të ekspertëve përgjegjës për hartimin e Ligjit të Energjetikës, si dhe të akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji.

Ai është rregullisht i punësuar si këshilltar për çështje juridike dhe rregullatore në Mega Sollar.