Folësit 2019

  1. Home
  2. Folësit 2019

Koço Angjushev

Zëvendës Kryeministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar me detyrën e çështjeve ekonomike.

Koço Angjushev, nga Republika e Maqedonisë së Veriut është zëvendëskryeministër përgjegjës për Çështjet Ekonomike dhe koordinim të sektorëve ekonomik. Më parë Nga viti 2000 deri në vitin 2002, z. Angjushev ka kryer detyrën e zëvendës drejtorit ekzekutiv për prodhim dhe menaxhim në Kompaninë Elektrike të Maqedonisë (ESM), ku është përgjegjës për organizimin e prodhimit vendas të energjisë elektrike, mirëmbajtjen e investimeve të termocentraleve dhe minave dhe implementimin e projekteve për modernizimin dhe rehabilitimin e tyre. Themelues dhe CEO i Fero Invest Group – një kompani holding (themeluar në vitin 2003) që zotëron kapital në biznese të ndryshme, kryesisht aktive në fushën e inxhinierisë, prodhimit dhe energjisë. Anëtar aktiv dhe më pas nënkryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë nga viti 2004 deri më 2017. Ka doktoraturë në mekanikën dhe dinamikën e makinave nga Fakulteti i Makinerisë “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup.

Kreshnik Bekteshi

Ministër i Ekonomisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kreshnik Bekteshi, nga Republika e Maqedonisë Veriore është Ministër i Ekonomisë, më parë ka pasur përvojë të konsiderueshme duke punuar si Shef i Agjencisë së Zyrës Ndërkombëtare për Investimet e Huaja Direkte dhe Promovimin e Eksporteve në Zvicër dhe Belgjikë. Ka kryer studimet Bachelor në Artet dhe Shkencat e Aplikuara (Administrim dhe Administrim Biznesi) dhe ka një Diplomë të Asociuar në Artet dhe Shkencat e Aplikuara (Sipërmarrja dhe Zhvillimi i Biznesit)

Stefan Peter

Kryeshef Ekzekutiv dhe Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni AD

Stefan Peter, nga Austria është CEO dhe kryetar i Bordit Drejtues të EVN Macqdoni AD. Më parë, ai ka shërbyer në Departamentin e Prokurimit dhe Menaxhimit të Materialeve në EVN AG dhe si Shef i departamentit të Prokurimit në EVN Bullgari EAD. Ka diplomuar në Master i Administrimit të Biznesit (MBA) në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Vjenë dhe në Shkollën Carlson të Minesotës, SHBA.

Branko Milicevic

Zyrtar i Çështjeve Ekonomike në Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën

Branko Miliçeviç, nga SHBA është zyrtar i Çështjeve ekonomike në Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën, një Divizioni i Energjisë së Qëndrueshme. Më parë, ai ka shërbyer si Zyrtar për Zhvillim të Qëndrueshëm, Inxhinier Mekanike, Statistikant, Inxhinier i Aplikacioneve (Karburantet). Ka diplomuar në MS Inxhinieri Kimike në Universitetin e Beogradit.

Valdrin Lluka

Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës

Valdrin Lluka nga Kosova aktualisht mban pozitën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës. Gjatë përvojës së tij profesionale, Lluka demonstroi aftësinë për të zhvilluar, zbatuar dhe mbikëqyrur aktivitete inovative promovuese për të tërhequr investimet e huaja në Kosovë dhe për të promovuar prodhimet vendore jashtë Kosovës përmes Agjencisë Kosovare për mbështetje të ndërmarrjeve dhe, investimeve, një Agjenci Qeveritare nën Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ku ka shërbyer për 4 vjet si Drejtor i Përgjithshëm. Lluka drejtoi Këshillin Kombëtar të Zonave Ekonomike të emëruar nga Kabineti i Qeverisë së Kosovës dhe shërbeu në disa borde të zhvillimit ekonomik brenda dhe jashtë Kosovës. Ai ka një diplomë MBA nga Universiteti i Minesotës, Shkolla e Menaxhimit Carlson dhe diplomë BA në Sistemet e Ekonomisë dhe Informacionit nga Universiteti Amerikan në Bullgari.

Reem Hamdan

Eng. Reem Hamdan, Zëvendës Drejtoreshë e përgjithshme, Asistente në Rregullimin dhe Planifikimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Reem Hamdan, nga Jordania është Zëvendës Drejtoreshë e përgjithshme dhe asistente për Rregullimin dhe Planifikimin në Distribucionin e Energjisë Elektrike (EDCO). Më parë, ajo ka shërbyer në të njëjtën kompani si inxhiniere, udhëheqëse seksioni, dhe udhëheqëse departamenti. Ajo ka një diplomë Bachelor të Inxhinierisë Elektrike nga Universiteti i Jordanisë.

Janez Kopach

Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Vjenë, Austri (që nga viti 2012)

Janez Kopač nga Sllovenia aktualisht mban postin e Drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Para kësaj ai ishte Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria për Energji, Ministria e Ekonomisë, Lubjanë, Slloveni edhe Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Energjisë. Ai ka një diplomë master në Shkencat Ekonomike, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Ljubljanës me specializim në ekonominë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Risto Janevski

Drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim

Risto Janevski, nga Republika e Maqedonisë së Veriut është Drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim në OKTA SHA Shkup, pjesë e Grupit Ndërkombëtar të Kompanive Hellenic Petroleum S.A. Ai fokusohet në industritë e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës. Në OKTA ka punuar në disa projekte të rëndësishme si: Projekti për ndërtimin e instalimit të LPG OKTA në disa stacione private të benzinës, Ri-markimi i stacioneve private të benzinës me markën OKTA dhe Pastrimi i tubacionit të naftës dhe transformimi i saj në linjë produktesh. Aktualisht punon për një projekt të ri për OKTA: Koncepti i prodhimit të shpërndarë të energjisë dhe përdoruesve fundorë të furnizimit. Ka kryer studimet Master në temën e Ndërveprimit ndërmjet sistemit të energjisë elektrike për lëngje dhe gaz natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Fakulteti i Inxhinierisë në Shkup.

Sasho Saltirovski

Drejtor Menaxhues i Distribucionit të Energjisë Elektrike LLC, EVN Group

Sasho Saltirovski është Drejtor Menaxhues i ELECTRICITY Distribution LLC (ELEKTRODISTRIBUCIJA DOOEL), EVN Group. Më parë, ai ka shërbyer si drejtor menaxhues, shef i departamentit për politikë energjetike dhe menaxhim rregullator, shef i departamentit për funksionimin e qendrave energjetike të konsumatorëve, shef i departamentit për ekonomi të energjisë, koordinator për furnizim me energji elektrike, menaxher i projektit për implementimin e sistemit të menaxhimit të shpërndarjes DMS) dhe Inxhinier i Planifikimit të Transmisionit dhe Shpërndarjes. Ka kryer studimet MBA në Financa nga Fakulteti Ndërkombëtar i Sheffieldit, Kolegji CITY, gjithashtu ka diplomë Master nga Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Fakulteti i Inxhinierisë në Shkup.

Verica Uzunova Angelovska

Kryetare e Bordit Mbikëqyrës të Sh.A. ESM

Verica Uzunova Angelovska, nga Republika e Maqedonisë së Veriut është Kryetare e Bordit Mbikëqyrës të Sh.A. ESM. Ajo ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazifikimit, në veçanti me krijimin e rrjetit të parë virtual të gazifikimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si inxhinier kryesor gjatë ndërtimit të rrjetit të gazifikimit në qytetin e Strumicës, znj. Uzunova fitoi njohuri të mëdha në tërë rregulloren dhe procedurën problematike që lidhet me gazifikimin në mjedisin urban. Verica U. Angelovska ka marrë një Master të Shkencave në Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit në Fakultetin e Teknologjisë Elektrike dhe Teknologjisë Informative – FEIT, Universiteti Shën Kirili & Metodi Shkup, R. e Maqedonisë Veriore. Ajo gjithashtu ka një diplomë Bachelor të Shkencave në fushën e Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit në të njëjtin Fakultet.

Ana Stojilovska

Kandidat doktorature në Departamentin e Shkencave dhe Politikave Mjedisore

Ana Stojilovska nga Republika e Maqedonisë së Veriut është kandidate e doktoraturës në Departamentin e Shkencave dhe Politikave të Mjedisit, Universiteti i Evropës Qendrore, Budapest. Më parë ajo ka punuar për 5 vjet si hulumtuese e energjisë në Analytica Think Tank, Shkup. Ajo ka përvojë të gjerë në terren në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Ajo ka punuar në mbi 20 projekte kërkimore lokale dhe rajonale. Ka qenë gjithashtu e përfshirë në këshillime dhe avokim të politikave publike për institucionet maqedonase dhe ndërkombëtare. Ana mban një diplomë Master në Studimet Evropiane nga Europa-Kolleg Hamburg, Universiteti i Hamburgut.

Eva Ellereit

Drejtoreshë e Zyrës së Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Shkup

Eva Ellereit mban postin e drejtorit të Zyrës së Ssë Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Shkup. Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) është një fondacion politik gjerman. Në punën e saj FES udhëhiqet nga vlerat themelore të demokracisë sociale: liria, drejtësia, solidariteti dhe dialogu ndërkombëtar. FES ka më shumë se 105 zyra në mbarë botën. FES përpiqet të lidhë aktorët kryesorë nga niveli kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të angazhohet në arsimin politik, si dhe në punën këshillimore politike. Friedrich-Ebert-Stiftung gjithashtu kryen këtë detyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku ka pasur një zyrë që nga viti 1996. Puna jonë fokusohet në fushat e pjesëmarrjes qytetare, aktivizmit, dialogut social, rinisë, integrimit evropian si dhe energji dhe qëndrueshmëri. Para se të bëhej drejtoreshë e FES në Shkup, Eva Ellereit punoi për FES në selinë e Berlinit për digjitalizim dhe barazi gjinore, më vonë në Bonn për zyrën shtetërore të Nordrhein-Westfalisë dhe më pas si Asistente e Projektit në zyrën e FES në Kosovë. Eva mban një Master të Arteve në Shkencat Politike nga Free University Berlin dhe Bolonja (Almer Mater Studiorium Universiteti i Bolonjës).

Marko Topic

Profesor në Universitetin Shtetëror të Kolorados

Marko Topich nga Sllovenia është profesor në Universitetin Shtetëror të Kolorados që nga viti 2011. Ai ka qenë një profesor vizitues në shumë universitete dhe ka një bekgraund të gjerë në materialet dhe pajisjet gjysmëpërçuese, si dhe qelizat diellore, modulet fotovoltaike dhe sistemet fotovoltaike . Ka një diplomë të D.Sc në Inxhinieri Elektrike nga Universiteti i Ljubljanës.

Ana Colovic Lesoska

Drejtoreshë Ekzekutive në Qendrën për Hulumtim dhe Informim Mjedisor “Eko-svest”

Ana Coloviç Lesoska nga Republika e Maqedonisë së Veriut është Drejtoreshë Ekzekutive në Qendrën për kërkim dhe informi mjedisor “Eko-svest”. Më parë, ajo u përqëndrua në projektet e transportit dhe infrastrukturës energjetike në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit. Ajo mban një diplomë universitare në biologji dhe aktualisht po ndjek studimet Master në Ekologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës.

Jesse Scott

Këshilltare e Lartë Ndërkombëtare, Agora Energiewende

Jesse Scott nga Mbretëria e Bashkuar mban pozitën e Këshilltarit të Lartë Ndërkombëtar në Agora Energiewende. Pozitat e mëparshme të rëndësishme të Znj. Scott ishin Zëvendës Sekretareshë e përgjithshme në Eurogas, Digitalisation & Energy Coordinator i Projektit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë dhe Shef i Mjedisit në Eurelectric. Znj. Scott mban një MPhil në Studimet Evropiane nga Universiteti i Kembrixhit.

Shanon Runyon

Shefi i Pol-Econ, Ambasada e SHBA, Shkup

Shanon Runyon, nga SHBA është zyrtare e shërbimit të jashtëm dhe shefi aktual i sektorit ekonomik politik në Ambasadën e SHBA në Shkup. Ajo më parë ka shërbyer si Zyrtare Rajonale Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, me seli në Uashington, D.C dhe ka mbuluar çështjet e Energjisë si Udhëheqës Ekonomik në Baku të Azerbajxhanit. Ajo ka shërbyer më parë në Turkmenistan, Barbados, Australi, Azerbajxhan dhe Kinë. Para se të bashkohej me Shërbimin e Jashtëm, ajo ishte një vullnetare e Korpusit të Paqes që punonte si këshilltare për zhvillimin e biznesit në Ukrainë. Znj. Runyon ka diplomë Bachelor nga Universiteti i Çikagos dhe një diplomë Master në Menaxhim Ndërkombëtar (M.I.M) nga Shkolla Thunderbird e Menaxhimit Global.

Gonzalo Barrios

Ekspert i Lartë për Green Finance

Gonzalo Barrios, nga Gjermania aktualisht mban pozitën e ekspertit të lartë në Green Finance në IPC. IPC ofron zgjidhje të kualitetit të lartë, ngritje të kapaciteteve sistemike dhe mbështetje të institucionalizuar në fushat e: financimit zhvillimor, zgjidhjeve digjitale, mjedisit dhe energjisë si dhe trajnim dhe zhvillim të aftësive. Si pjesë e ekspertizës në financat e gjelbërta, IPC ndihmon bankat private dhe ato të zhvillimit në drejtimin e fondeve drejt zbutjes dhe përshtatjes së ndryshimeve klimatike, si dhe efikasitetin e burimeve. IPC ofron konsultime për zhvillimin e strategjive të huadhënies së gjelbër dhe mbështetje teknike. Fushat tona aktuale të fokusit janë: financimi i EE / RE, financimi i ekonomisë së gjelbër, sistemet e menaxhimit të riskut të E & S, analiza e impaktit dhe raportimi i karbonit, financimi i zbutjes dhe përshtatjes. Më parë ka mbajtur postin e Ekspertëve të Financimit të Energjisë së Qëndrueshme. Z. Barrios mban një Diplomë Ekonomike (Diplom Volkswirt) të Universitetit të Potsdamit, Fakulteti i Ekonomisë (Gjermani).

Lihie Iuclea

Shefi i Disiplinave të Ujrave të Zeza dhe të Tokave të Ndotura

Lihie Iuclea, nga Izraeli, aktualisht mban postin e Shefit të Disiplinave të Ujërave të Zeza dhe Tokave të Ndotura në DHV MED. Kompania është e specializuar në konsultimin mjedisor, përfshirë industrinë dhe energjinë, rregullimin e mjedisit, furnizimin me ujë dhe kanalizimet, cilësinë e ajrit, tokën dhe mbeturinat e ngurta, si dhe planifikimin dhe menaxhimin e projekteve inxhinierike. Znj. Iuclea është me përvojë në vlerësimet e ndikimit në mjedis, vlerësimin e zgjidhjeve të projektuara për çështjet mjedisore, analizimin e cilësisë së ujit dhe tokës, planet e marrjes së mostrave, monitorimin e mjedisit, analizat e anketave të tokës dhe çështjet e rehabilitimit. Lihie ka një diplomë M.A në Menaxhimin e Burimeve Detare dhe një B.Sc. në Inxhinieri Inxhinierike të Mjedisit nga Fakulteti i Inxhinierisë Civile dhe Ambientale në institutin e teknologjisë izraelite (Technion).

Menu